*Request for reservation...
Fullname*
Company
Email*
Phone*
Room*
Date\time*
Comment:

Restaurantet Rings shënuan një erë të re në skenën gastronomike të Prishtinës.
Ringsi i parë u hap në mars të vitit 2002 në lokalin që ndodhej përballë Hotelit Grand.
Kjo u bë e mundur vetëm me vizionin e qartë të pronarit Ilir Maqani dhe me frymëzimin e arkitektit të njohur kosovar Gëzim Bahollit dhe konceptit të tij ultra modern të Coffee Bar Restaurantit.
Vetë emërimi Rings u zgjodh nga inspirimi i dizajnimit të lokalit me “Rrathët” e vendosura në pjesët më vizibile të lokalit.

Suksesi i Ringsit të parë shënoi një jehonë të madhe dhe kështu pas një viti u hap edhe Rings-i tjetër në rrugën Luan Hajredinaj. Sot numri i Rings restauranteve numëron gjithsejt pesë. Katër Ringsat e parë e vazhduan idenë e konceptit të njejtë duke ofruar pothuajse të njejtin dizajn dhe koncept gastronomik.

Kulminacioni i Rings restauranteve u shënua me hapjen e lokalit ndoshta më elegant në trevën tonë, në Sheshin Nënë Terezë. Ringsi madhëstor me madhësi mbi 1000 m² me dizajn të jashtëzakonshëm dhe me standarde botërore... kliko për më shumë


Copyright © 2008. All right reserved by RINGS Restaurant Photo by BH Studio, Design by Gravitas Media